Twitter po konsideron heqjen e kufizimit të 140 karaktereve

Publikuar më: 08-01-2016

Twitter-mobile-app-Tecake-790x527Twitter është pranë heqjes së kufizimit të 140 karaktereve për cicërimat raportoi Recode, ndërsa rrjeti social po bëhet gati ta vërë në jetë brenda tre mujorit të parë të 2016-tës. Besohet se Twitter po konsideron një limit të ri prej 10,000 karakteresh, një limit ky i implementuar edhe për mesazhet direkte.

Rrjeti social aktualish po teston një version, i cili i shfaq cicërimat ashtu siç janë me limit prej 140 karakteresh por me një buton veprues shtesë ku përdoruesit mund të shikojnë përmbajtjen e ngelur.

Qëllimi është që të ruhet i njëjti dizajn dhe e njëjta filozofi mbi të cilin është ndërtuar rrjeti social por duke zgjeruar funksionalitetin. Limiti tradicional duke kufizuar edhe shpërndarjen e fotove besohet të ketë kushtëzuar ndjeshëm interaktivitetin në Twitter citojnë burimet.

Por ky është një tranzicion i vështirë. Limiti prej 140 karakteresh është personaliteti i Twitter. CEO i sapo emëruar, Jack Dorsey, duket të jetë gati të sakrifikojë këtë vetëm e vetëm që të tërheqë më tepër përdorues. (PCWorld Albanian)

Twitter po konsideron heqjen e kufizimit të 140 karaktereve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)