Twitter përjashton fotot, videot dhe imazhet GIF nga kufizimi i 140 karaktereve

Publikuar më: 19-09-2016

panews-bt_p-945166e4-f4f9-45f6-ad3d-a7ea601410f2_i1Twitter ka filluar aplikimin e ndryshimeve të shumëpritura në mënyrën sesi rrjeti social llogarit kufizimin e 140 karaktereve gjatë publikimit të cicërimave.

Premtuar që nga muaji Maj, në një cicërimë të publikuar pak minuta më parë rrjeti social konfirmon se kufizimi prej 140 karakteresh nuk do të aplikohet për fotot, videot, imazhet GIF dhe përmbajtjet e tjera multimediale.

Kjo vlen edhe për sondazhet dhe cicërimat e cituara. “Thuaj më shumë rreth asaj çfarë po ndodh!” shkruante kompania në rrjetin e saj social. Ndryshimet e reja kanë filluar të aplikohen në këtë moment.

Rishikimi i kufizimit të 140 karaktereve për cicërimat erdhi menjëherë pas heqjes së këtij limiti nga mesazhet direkte duke dërguar në 10,000 karaktere.

Lëvizja më e fundin e rrjetit social vjen në kuadër të përpjekjeve për të rikthyer besimin tek investitorët të cilët javët e fundit kanë filluar të elaborojnë mundësinë e shitjes së Twitter. Jack Dorsey, i cili është në pozitat e CEO-s që prej 1 viti ka dështuar në realizimin e premtimeve të tij. (PCWorld Albanian)

Twitter përjashton fotot, videot dhe imazhet GIF nga kufizimi i 140 karaktereve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)