Twitter përballet me vendime të vështira ndërsa njoftoi largimin nga puna të 336 punojësve

Publikuar më: 13-10-2015

JackDorsey2014Menjëherë pas spekulimeve për një shkurtim masiv të vendeve të punës, shefi ekzekutiv i sapo emëruar i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey, ka konfirmuar se kjo realisht do të jetë një nga lëvizjet më madhore të axhendës së tij.

Në një kërkesë drejtuar Komisioni të Sigurisë dhe Shkëmbimit, rrjeti social hedh dritë mbi planet për të larguar nga puna 336 punojës, afro 8 % e forcës së punës prej 4200 që ka ky biznes.

E gjitha kjo është pjesë e planeve të ristrukturimi dhe vlerësimit të prioriteve kyçe të kompanisë. Kostoja e këtij ristrukturimi mendohet të kapë një kosto nga 5 deri në 15 milion dollar.

Lajmi i ditës së sotme vjen 10 ditë pas emërimit në krye të rrjetit social të Jack Dorsey. Ndërsa nuk është aspak e lehtë për CEO që të largojë njerëz nga puna, qëllimi i tij është: Përqendrimi në objektiva të qarta. (PCWorld Albanian)

Twitter përballet me vendime të vështira ndërsa njoftoi largimin nga puna të 336 punojësve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)