Twitter ofron verifikimin e llogarive për të gjithë përdoruesit e rrjetit social

Publikuar më: 20-07-2016

twitter-ios-app-100672638-largeTë gjithë kanë mundësi të kërkojë verfikimin e llogarisë së tyre në Twitter. Ditën e Marte, Twitter lançoi procesin zyrtar të aplikimit për të gjitha llogaritë e verifikuara të cilat do të marrin edhe shenjën blu ngjitur me emrin e përdoruesit.

Përdoruesit e rrjetit social që duan të aplikojnë duhet të kenë një numër telefoni të verifikuar, një adresë e-mail-i si dhe një foto profili që tregon personin përkatës apo markën e kompanisë. Por nuk duhet të harroni se llogaritë e verifikuara nuk mund të jenë private. Nëse aplikoni dhe refuzoheni, do të keni mundësi të aplikoni përsëri pas 30 ditësh.

Verifikimi i llogarive të rrjetit social erdhi më shumë si mbështetje ndaj përdoruesve popullor, figurave të shquara, dhe kompanive e organizatave. Twitter njoftoi se llogaria juaj do të marrë verifikimin nëse kompania e sheh si interes publik. (PCWorld Albanian)

Twitter ofron verifikimin e llogarive për të gjithë përdoruesit e rrjetit social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)