Twitter në Android përqafon avantazhet e Nougat 7.0

Publikuar më: 08-11-2016

shutterstock_386338708-796x398Nëse jeni një përdorues i vazhdueshëm i aplikacionit Twitter në telefonin Android të cilin e keni përditësuar së fundi në Nougat, atëherë gëzohuni sepse versioni stabil i aplikacionit ka përqafuar mbështetjen për dritaret e shumëfishta, shkurtesat lançuese dhe ikonën e rrumbullakët.

Për disa mund të jetë një përditësim jo i rëndësishëm por të kesh lehtësi në kërkim, në shkrimin e një cicërime të re, në dërgimin e një mesazhi direkt thjesht duke mbajtur të shtypur mbi ikonën e aplikacionit jo vetëm që është i rëndësishëm por jetik në Nougat.

nexus2cee_twitter-app-shortcuts-728x475-e1478537313645Një nga veçoritë tona të preferuara është mbështetja për dritaret e shumëfishta nëpërmjet së cilës mund të shfletoni në Twitter ndërsa përdorni një tjetër aplikacion në të njëjtën kohë.

Versioni 6.22 aktualisht po dërgohet tek paisjet me Nougat 7.0 në Play Store. Përndryshe ju ftojmë të shkarkoni APK-në në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Twitter në Android përqafon avantazhet e Nougat 7.0
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)