Twitter modifikoi kufizimin prej 140 karakteresh, hedh tutje rregullat konfuze të rrjetit social

Publikuar më: 24-05-2016

twitterlogoRrjeti social Twitter ka thyer heshtjen lidhur me spekulimet se kompania do të hiqe kufizimin prej 140 karakteresh për cicërimat. Ditën e sotme, Twitter formalisht njoftoi se përmbajtjet si fotot, imazhet GIF, videot, anketat apo @emrat në replikat e tyre nuk do të cilësohen si karaktere.

Kompania gjithashtu bëri të ditur se së shpejti përdoruesit do të kenë mundësi të ri-cicërojnë dhe citojnë cicërimat e tyre. Ndërsa lidhjet do të vijojnë të cilësohen si karaktere.

Twitter vazhdimisht ka vuajtur për shkak se shikohej si një shërbim mjaft konfuz për përdoruesit e rinj jo vetëm tek kufizimi sesa mund të shkruanin, por edhe për faktin se kush mund të shohë cicërimat e tyre.

devbrief_tweetstructure (1)Gjithashtu për tu siguruar se replikat do të shikohen nga të gjithë, përdoruesit e rrjetit social vendosnin një shenjë pikësimi “.” tek përgjigja e tyre. Twitter do ta ndryshojë edhe këtë në një të ardhme të afërt megjithatë ky është një qëndrim jozyrtar. Rrjeti social bëri të ditur se të gjitha cicërimat që fillojnë me emra përdoruesish do të shikohen nga të githë.

“Do të aktivizojmë butonin e ricicërimit të cicërimave tuaja, kështu lehtësisht do të mund të ricicëroni apo citoni një cicërimë tuajën kurdo që doni të ndani një refleksion apo ndjesi e cila mund të ketë shpëtuar pa u vënë re,” shkruante Todd Sherman, menaxher i lartë produkti, në një postim në blog. Ai shtoi se përditësimet në fjalë do të jenë të disponueshëm në muajt në vijim. (PCWorld Albanian)

Twitter modifikoi kufizimin prej 140 karakteresh, hedh tutje rregullat konfuze të rrjetit social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)