Twitter mbylli 235,000 llogari në përpjekje për të luftuar ekstremizmin

Publikuar më: 18-08-2016

19TWITTER-master768-v2Twitter mbylli plot 235,000 llogari të cilat promovonin terrorizimin gjashtë muajt e fundit si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për të mbajtur njerëzit larg kauzave terroristë online njoftoi kompania ditën e sotme.

Bota po ka qenë dëshmitare e një vale të rej sulmesh terroriste në mbarë globin,” u shpreh Twitter. “Ne dënojmë të tilla akte dhe jemi të përkushtuar në eleminimin e promovimit të dhunës dhe terrorizmit në platformën tonë,” vijoi më tej kompania.

Aktet e fundit e dërgojnë në 360,000 numrin total të llogarive të mbyllura që nga starti i fushatës kundër terrorizmit nga ana e kompanisë në 2015-tën. Ndërsa Twitter promovohej si kampion i fjalës së lirë në internet, njëkohësisht u bë shënjestra e shumë grupeve raciste dhe ekstremiste të cilët e shikonin platformën si vendi ideal i përhapjes së mesazheve të tyre.

Është rritur me 80% numri i llogarive të mbyllura të cilat shkelnin ndalimin e Twitter për promovimin e terrorizmit. “Ne do të vijojmë të investojmë në teknologji dhe resurse në të ardhmen për të luftuar ekstremizimin online,” tha Twitter. (PCWorld Albanian)

Twitter mbylli 235,000 llogari në përpjekje për të luftuar ekstremizmin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)