Twitter mbyll shërbimin e shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër, Vine

Publikuar më: 27-10-2016

vine-appTwitter bëri të ditur se Vine, shërbimi i shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër, do të mbyllet. Aplikacioni i përdorur për të krijuar video gjashtë sekondëshe gjithashtu do të hiqet nga dyqanet respektive.

Kompania tha se të dhënat e Vine do të ruhen dhe aplikacioni nuk do të hiqet menjëherë. Në përpjekje të gjëra për të shkurtuar kostot, Twitter lajmëroi mëngjesin e të Enjtes se do të shkurtonte 9% të fuqisë punëtore globale.

Largimet nga puna kanë prekur kryesisht departamentet e shitjeve dhe marketingut por sipas the Verge ekipi i Vine është më i dëmtuari.

Kur Twitter e bleu Vine në 2012-tën, kapitali mediatik i rrjetit social ishte i varfër. Por sot kjo ka ndryshuar ku videot janë një pjesë integrale e Twitter. Rrjeti social do të zhgënjejë së shpejti 200 milion përdoruesit aktivë të Vine. (PCWorld Albanian)

Twitter mbyll shërbimin e shpërndarjes së videove me metrazh të shkurtër, Vine
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)