Twitter kundërpërgjigjet gjobës së autoriteteve turke me një padi në gjykatë

Publikuar më: 07-01-2016

Photo illustration of Twitter logo on an iPhone display next to a Turkish flagRrjeti social Twitter i është përgjigjur akuzave të autoriteteve turke duke firmosuar një akt padi në një gjykatë në kryeqytetin e vendit, Ankara, raporton agjensia e lajmeve Reuters. Një muaj më parë, autoritetet turke kishin gjobitur rrjetin social me 50,000 Euro për shfaqen e përmbajtjeve terroriste në Twitter.

Zyrtarët e këtij shteti thanë se materialet kishin të bënin me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të cilën Ankaraja e quan organizatë terroriste. Një zëdhënës i Twitter tha për Reuters se kompania e kishte dërguar çështjen në gjykatë duke mos dhënë detaje të tjera.

Gjoba prej 150,000 lirash turke ishte e para e këtij lloji vendosur nga autoritetet shtetërore. Sipas Twitter, gjoba shkel ligjin dhe duhet të anullohet. Shkak është bërë një kërkesë e autoriteve turke për fshirjen e disa cicërimave që kishin të bënin me PKK e cila gjithashtu cilësohet si organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Europian.

Qeveria e këtij vend ka shtrënguar masat muajt e fundit duke e bërë të lehtë vendosjen e gjobave të tilla ose ndalimin e aksesit. Turqia është ndër vendet me numrin më të lartë të kërkesave për informacion dhe largimit përmbajtjesh në Twitter. (PCWorld Albanian)

Twitter kundërpërgjigjet gjobës së autoriteteve turke me një padi në gjykatë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)