Twitter i shpall luftë ISIS duke mbyllur mbi 120,000 llogari në rrjetin social

Publikuar më: 06-02-2016

4671Twitter ka fshirë më shumë se 125,000 llogari të lidhura ngushtë me aktivitete terroriste në një përpjekje për të luftuar virtualisht Shtetin Islamik raportoi The Guardian.

Rrjeti social falë përkrahjes edhe të opinionin publik dhe në bashkëpunim me disa ekipe specialistësh në SHBA dhe Irlandë arriti të identifikonte këto llogari të dyshimta. Shteti Islamik jo pak herë ka ushtruar aktivitet online përmes “bot-eve” të automatizuara për të shpërndarë retorikën e tyre terroriste. Për fat të mirë këto tipe llogarish janë lehtësisht të identifikueshme edhe përmes një softueri ndërtuar për të luftuar spam-in online.

“Ne dënojmë çdo akt që shfrytëzon rrjetin social për të promovuar terrorizmin e dhunshëm,” u shpreh një zëdhënës i kompanisë ditën e Premte. Kohët e fundit përpjekjet e Luginës së Silikonit në betejën ndaj ISIS-it janë shtuar bindshëm ndërkaq gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos muajin e kaluar, COO e Facebook Sheryl Sandberg tha se kjo betejë mund të fitohet lehtësisht nëse përdoruesit publikojnë përmbajtje anti-ISIS.

Nga ana tjetër Google i ka qëndruar idesë së bllokimit të qasjes së ISIS-in në internetin publik. Sa i përket Twitter, rrjeti social është i përmasave ndërkombëtare dhe ngelet një objektiv joshës për promovimin e akteve terroriste. Në 2015-tën, trupat amerikanë vranë hakerin britanik Junaid Hussain e cili shquhej për aktivitetin e tij online në organizimin e sulmeve në perendim. (PCWorld Albanian)

Twitter i shpall luftë ISIS duke mbyllur mbi 120,000 llogari në rrjetin social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)