Twitter hoqi sfondet nga profilet e përdoruesve. Një zhvillues ndërtoi një shtojcë për ti kthyer përsëri

Publikuar më: 21-07-2015

e157e263-732f-4a51-b259-57377079fb49-1020x612Përdoruesit e Twitter nuk do të kenë më mundësi për të vendosur sfonde në profilin e tyre. Rrjeti social e çaktivizoi këtë funksionalitet duke mos dhënë asnjë detaj, pavarësisht se shumë përdorues e pelqenin.

Këto sfonde do të jenë të dukshme kur vizitohet një përdorues ose individ specifik. Por kur vizitoni profilin i quajtur ndryshe Timeline, asnjë sfond specifik nuk do të shfaqet.

Ky ndryshim i bërë pa asnjë lajmërim bërë që shumë përdorues të mendonin e rrjeti social mund të kishte probleme me uebfaqen. Ndërsa më vonë një zëdhënës i kompanisë tha për Engadget se do të largonin sfondet dhe ueb njoftimet e profileve.

Disa të tjerë spekulojnë se ky ndryshim po bëhet për ti hapur rrugën reklama që do të zënë pikërisht atë vend që kishin sfondet.

Padyshim që ky ndryshim ka mërzitur shumë përdorur të cilët e vlerësonin shumë mundësinë për të personalizuar llogaritë e tyre në Twitter. Por një zhvillues ka ndërtuar një shtojcë për të rikthyer këto sfonde. Shtojcën mund ta shkarkoni në këtë lidhje. (PCWorld Albanian)

Twitter hoqi sfondet nga profilet e përdoruesve. Një zhvillues ndërtoi një shtojcë për ti kthyer përsëri
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)