Twitter heq zyrtarisht limitin e 140 karaktereve në mesazhet direkte

Publikuar më: 13-08-2015

People holding mobile phones are silhouetted against a backdrop projected with the Twitter logo  in WarsawEkzistojnë qindra shërbime që ofrojnë bashkëbisedim privat në të gjitha platformat mobile apo desktop. Por me njoftimin e ditës së sotme, Twitter do tu shërbejë përdoruesve edhe si një shërbim i shkëmbimit të mesazheve.

Më parë, mesazhet direkte në këtë rrjet social ishin të limituar në vetëm 140 karaktere po aq sa lejohen edhe për një cicërimë publike. Por duke filluar që nga dita e sotme kjo shifë ka shkuar në 10,000 karaktere për mesazhet direkte. Ky limit i ri duhet të ofrojë kapacitet të mjaftueshëm.

Twitter që nga muaji Prill po bën ndryshime në këtë funksionalitet dhe kjo e fundit është një tjetër hap inkurajues për përdorimin e mesazheve direkt në këtë rrjet social.

Po ashtu në muajin Janar, Twitter shtoi mbështetje në mesazhet direkte për deri në 20 persona njëherazi. A e përdorni ju rrjetin social Twitter për të krye biseda private? (PCWorld Albanian)

Twitter heq zyrtarisht limitin e 140 karaktereve në mesazhet direkte
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)