Twitter gati të ndryshojë organizimin e cicërimave. Përdoruesit thonë #RIPTwitter

Publikuar më: 08-02-2016

Twitter Announces Plan To Float On Stock MarketReuters – Hashtagu #RIPTwitter u bë trendi numër 1 në SHBA ditën e shtune pas një raporti të BuzFeed se kompania po planifikonte të ndryshonte mënyrën sesi shfaq cicërimat e përdoruesve.

Raporti i BuzzFeed, i cili u publikua të Premten në mbrëmje duke mos ofruar burimin e informacionit, tha se rrjeti social do të riorganizonte cicërimat për tu dhënë prioritet përmbajtjeve më tërheqëse. Aktualisht Twitter organizon cicërimat në bazë të një rendi kronologjik.

Përgjigja e përdoruesve ndaj këtij lajmi ishte tejet negative dhe trendi #RIPTwitter sugjeron se për përdoruesit implementim i këtij ndryshimi do të thoshte vdekjen e rrjetit social.

Një pjesë e madhe ishin të shqetësuar se llogaritë me më pak ndjekës do të veniteshin falë sistemit të ri. Të tjerë ankoheshin se një sistem i tillë do ti përngjante më tej Facebook-ut, i cili organizon përmbajtjet përmes një alegoritmi.

Kohët e fundit rrjetit social Twitter është vendosur nën presionin e rritjes së bazës së përdoruesve në përpjekje për të gjeneruar të ardhura nga reklamimi aq sa gjeneron vetë Facebook.

Muajin e kaluar, Twitter u vu në qëndër të kritikave kur njoftoi një ndryshim të ri i cili do të lejonte përdoruesit të postojnë cicërima deri në 10,000 karaktere nga 140 që është aktualisht. (PCWorld Albanian)

Twitter gati të ndryshojë organizimin e cicërimave. Përdoruesit thonë #RIPTwitter
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)