Blog

Twitter “fshin” shefin ekzekutiv Jack Dorsey

Nov 23 2016
0 Shpërndarje
Twitter “fshin” shefin ekzekutiv Jack Dorsey

jack-dorsey-twitterNë orë e vona të së Martes, përpjekjet për të arritur profilin e Jack Dorsey prodhuan një mesazh gabimi që thoshte se ai ishte përjashtuar.

Spekulohej se llogaria e tij mund të jetë hakuar ose mund të jetë raportuar nga shumë përdorues.

Pasi u kthye përsëri në linjë, Dorsey tha se përjashtimi ishte si rezultat i një “gabimi të brendshëm.”

Kjo provokoi shumë reagime të ashpra nga disa persona, duke pyetur sa shumë llogari të rregullta mund të jenë ngrirë nga kompania në të kaluarën.

Shpejt pasi llogaria e Dorsey u rivendos, numri i ndjekësve të tij po tregonte shifrën 145 – një rënie e madhe nga afërsisht 3.9 milion që kishte pasur më parë. Numri më pas paraqitej rreth 3.8 milion.

Cilët përdorues përjashton apo jo, Twitter-i, është bërë një temë shumë e diskutuar kohët e fundit. Platforma ka hequr keq që të gjejë një balancë të shëndetshme mes lejimit të fjalës së lirë dhe mbrojtjes nga abuzimi e talljet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>