Twitter fillon testimin e dizajnit material në aplikacionin Android

Publikuar më: 12-04-2016

twitter-android-material-100655622-largeAplikacioni Twitter në Android sapo ka marrë një dozë makiazhi me nga ndërfaqja e dizajnit material e sjellur nga Google në Android Lollipop. Disa përdorues kanë arritur të marrin një version të ri të aplikacioni i cili sjell në qendër të vëmendjes një buton pluskues, animacione materiale dhe një menu navigimi të ridizenjuar.

Ky përditësim është live që nga dita e hënë dhe vetëm në kanalin beta të aplikacionit. Menuja kryesore e navigimit qëndron pothuajse në një linjë me atë çfarë Google nxjerr në pah edhe me aplikacionet e saj: Një seksion “Home” shoqëruar nga seksionet “Trending”, “Notifications” dhe “Messages” në krye të aplikacionit.

twitter-android-beta-100655633-largeKur shfletoni përmbajtjet e rrjetit social, menuja do të zvogëlohet duke ruajtur vetëm titujt e menuve në krye. Kur kaloni nga një seksion në tjetrin, proçesi do të shoqërohet nga një animacion. Natyrisht nuk kishte si të mungonte butoni pluskues karakteristik i aplikacioneve me dizajnin material të Google i cili shërben për të shkruar një cicërime të re.

Ky ridizenjim masiv akoma nuk është përfunduar sepse ka vende të shumta për përmirësim të cilat janë të bazuara në pamjen e vjetër. Twitter është ndër ato shërbime që më së shumti ka çaluar në adoptimin e gjuhës së dizajnit të Google. (PCWorld Albanian)

Twitter fillon testimin e dizajnit material në aplikacionin Android
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)