Twitter do të rrisë numrin e karaktereve në mesazhet direkte nga 140 në 10.000

Publikuar më: 12-06-2015

10073432733_86c9f55212_b-100590651-largeDitën e mërkurë, kompania Twitter lajmëroi se duke filluar që nga muaji korrik, përdoruesit e këtij rrjeti social do të jenë të aftë të dërgojnë mesazhe private drejt njeri tjetrit deri në 10.000 karaktere të gjatë. Aktualisht limiti i karaktereve arrin në 140 të tilla. Por sa do e ndryshojë kjo gjë Twitter? A do vazhdojnë postimet të mbeten të njëjta? Sachin Agarwal, manaxher i produkteve në Twitter shkroi se cicërimat di të vazhdojnë të jenë po aq të gjata, deri në 140 karaktere.

Kevin Weil, ekzekutivi i Twitter, ishte ai që lajmëroi për herë të parë këto ndryshime që në muajin nëntor. Ai zbuloi se ndryshime dhe përmirsime të ndjeshme do të aplikoheshin mbi rrjetin social në muajt në vijim. Gjatë këtyre muajve të fundit, kompania ka sjellë disa ndryshime të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në eksperiencën e mesazheve të përdoruesve. Në muajin prill, përdoruesit e Twitter mund ti dërgonin mesazheve direkte kujtdo dhe jo vetëm ndjekësve të tyre. Në muajin janar Twitter bëri të mundur formimin e një grupi bisede ndërsa në nëntor mbërriti aftësia për të bashkangjitur lidhje në këto mesazhe.

Kjo ka qënë relativisht një periudhë e vështirë për Twitter Inc. Ditën e mërkurë kur kompania lajmëroi për zgjerimin e numrit të karaktereve të mesazheve, u deklarua gjithashtu se CEO i saj Dick Costolo nuk do të jetë më pjesë e kompanisë duke filluar që nga 1 korriku. Por pavarësisht kësaj, duket qartë që kompania po mundohet të eksperimentojë më tepër se kurrë. (PC World Albanian)

Twitter do të rrisë numrin e karaktereve në mesazhet direkte nga 140 në 10.000
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)