Twitter bllokon miliona llogari pas publikimit të 32 milion kredencialeve online

Publikuar më: 13-06-2016

3000Rrjeti social Twitter u detyrua të bllokonte miliona llogari përdoruesish pasi 32 milion kredenciale të hakuara u publikuan online. Informacionet u publikuan në uebfaqen e sigurisë LeakedSource ditën e Mërkure dhe thuhet të jenë përvetësuar nga burime të tjera dhe jo një sulm direkt ndaj rrjetit social.

Shefi i sigurisë pranë Twitter, Michael Coats, u shpreh: “Kemi hetuar pretendimet se llogaritë e 32 milion përdoruesve janë publikuar online dhe jemi të bindur se ky informacion nuk është përvetësuar nga një hakim i serverave të Twitter.”

LeakedSource dhe Twitter sugjerojnë se databaza e regjistrimeve mund të jetë krijuar nga kombinimi i informacioneve përvetësuar nga thyerjet e sigurisë në të kaluarën ose përmes maluerëve.

Twitter nuk përcaktoi sesa llogari u prekën por shifrat sipas LeakedSource janë 33 milion ku ndër to gjenden edhe llogari të një profili të lartë si ajo e Mark Zuckerberg, Katy Perry dhe llogaria zyrtare e NFL-së.

Thyerjes sigurisë vazhdimisht janë atribuar përdorimit të fjalëkalimeve të njëjtat në shërbime të ndryshme online. Rast konkret është kompromentimi i llogarive të Mark Zuckerberg në Twitter dhe Pinterest duke përdorur kredencialet e hakuara të Linkedin në 2012-tën. (PCWorld Albanian)

Twitter bllokon miliona llogari pas publikimit të 32 milion kredencialeve online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)