Twitch fillon shitjen e reklamave që nuk mund të bllokohen

Publikuar më: 03-11-2016

twitch-logoTwitch, platforma në pronësi të Amazon për transmetimin e videove, e cila sot përdoret nga mbi 2 milion transmetues, bëri të ditur planet për të filluar shitjen e video reklamave në transmetimet live të partnerëve të tyre.

Këto reklama do të shfaqen javën që vjen, dhe të dërgohen me anë të teknologjisë të platformës të re të videos, SureStream, e cila do të ofrojë transmetim më të këndshëm dhe të qëndrueshëm, duke përfshirë reklama, thotë kompania.

Qëllimi është që të ofrohet një eksperiencë më e mirë se sa ajo që ofrojnë reklamat e kompanive të treta, të cilat Twitch thotë se mund të shkaktojnë probleme teknike për shkak se fusin reklama nga burime të jashtëm.

Por qartësisht, qëllimi më i madh këtu është që të fitohen paratë e reklamave brenda kompanisë, kështu që Twich mund të përfitojë duke i pasur reklamat vetë.

Platforma SureStream gjithashtu i drejtohet problemeve që reklamuesit hasin në lidhje me rritjen e përdorimit të bllokuesve të reklamave. Reklamat e SureStream të Twitch, sapo vendosen, nuk do të mund të shmangen nga shikuesit, edhe nëse ato kanë një bllokues të reklamave dhe të përmbajtjeve, tha Twitch në deklaratën e vet.

Kjo do të thotë se partnerët e transmetimit të Twitch do të jenë në gjendje të fitojnë më shumë nga reklamat, pasi reklamat e tyre nuk do të jenë më të bllokuar. (PCWorld Albanian)

Twitch fillon shitjen e reklamave që nuk mund të bllokohen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)