Twitch bën realitet luajtësin HTML5 të videove një vit pas prezantimit

Publikuar më: 14-07-2016

twitch-html5Twitch është gati të mbajë premtimin e dhënë një vit më parë për transmetuesit dhe shikuesit e përmbajtjeve të video lojërave në platformë. Kompania ditën e sotme njoftoi se disponon një version HTML5 të luajtësit të videove.

Luajtësi i ri i videove do të zëvendësojë të shumë përfolurin dhe problematikun Adobe Flash Player. Aktualisht është në fazë beta të mbyllur vetëm për përdoruesit me abonimet Turbo. Përgjatë verës luajtësi HTML5 do të ofrohet për një bazë më të gjërë përdoruesish.

Me këtë risi shikuesit do të shijojnë një eksperiencë disaherë më cilësore të transmetimit të videove si dhe frekuencë më të lartë transmetimi. Twitch në pronësi të Amazon aktualisht numëron mëse 100 milion përdorues aktivë në muaj.

Teknologjia e HTML5 njihet jo vetëm për performancën e lartë por edhe konsumin më të paktët të baterisë. Shikuesit të cilët janë bërë pjesë e fazës beta kanë mundësi ta ç’aktivizojnë HTML5 më favor të Flash Player nëse ballafaqohen me probleme duke qenë se akoma është fazë testimi. (PCWorld Albanian)

Twitch bën realitet luajtësin HTML5 të videove një vit pas prezantimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)