Turqia gjobit Twitter-in me 50,000 Euro për lejim të propagandës terroriste në rrjetin social

Publikuar më: 11-12-2015

_87158194_gettyimages-480649813Autoriteti Komunikimeve Elektronike në Turqi ka gjobitur Twitter-in me 150,000 lira(50,000 Euro) për mos largimin e përmbajtjeve me propagandë terroriste në rrjetin social. Kjo është hera e parë që një gjobë e tillë i vendoset kompanisë.

Detajet nuk dihen megjithatë BBC raportoi se gjoba lidhej me disa protesta politike të një rëndësie kritike për qeverinë Turke. Rrjeti social nuk bëri koment lidhur me ngjarjet.

Kjo nuk është hera e parë që Twitter dhe autoritetet turke përplasen. Facebook dhe Twitter u bllokuan në muajin Prill në Turqi për shkak se nuk kishin ndaluar përdoruesit të shpërndanin një foto të një prokurori në shënjestër të një atentati.

Në muajin Mars të 2014-tës rrjeti social Twitter ishte bllokuar përsëri ku kryemnistri i atëhershëm Rexhep Tajip Erdogan kishte premtuar ta përjashtonte njëherë e mirë nga vendi. (PCWorld Albanian)

Turqia gjobit Twitter-in me 50,000 Euro për lejim të propagandës terroriste në rrjetin social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)