Trendi i Facebook publikon tjetër marrëzi, hedh dyshime mbi 11 Shtatorin

Publikuar më: 13-09-2016

1473687460343Kohët e fundit procesi i automatizuar i gjenerimit të trendeve po bëhet një objekt talljesh falë dështimit të tij për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra në rrjetin social Facebook.

Në vazhdën e sukseseve të gafave të muajit të kaluar, algoritmi i punësuar me grumbullimin e temave më të folura të platformës i shërbeu përdoruesve një artikull të paskrupullt të Premten. Historia në fjalë pretendon se sulmet e 11 shtatorit ishin të shkaktuara nga bombat e vendosura në Kullat Binjake.

Facebook e fshiu menjëherë postimin pasi u lajmërua rreth gabimit nga reporteri i Washington Post Abby Ohlheiser. “Ne jemi në dijeni të thashethemet që u paraqit,” u shpreh një zëdhënës i Facebook, “dhe përkohësisht e kemi zgjidhur.”

Përmbajtja e artikullit mbështeste parimet e lëvizjes të së Vërtetës të 9/11, mbështetësit e të cilës e refuzojnë arsyen e shembjes të Kullave Binjake nga përplasja e avionëve të United Airlines që besohet nga shumica. Facebook insiston se trendet menaxhohen akoma nga editorët njerëzor edhe pse në një shkallë më të vogël. (PCWorld Albanian)

Trendi i Facebook publikon tjetër marrëzi, hedh dyshime mbi 11 Shtatorin
1 vote, 5.00 avg. rating (92% score)