Tregtia online: Meshkujt janë më të dhënë drejt blerjeve në internet sesa femrat

Publikuar më: 12-05-2015

bii-ecommerce-attitudes2Tradicionalisht thuhet se janë femrat ato që kryejnë pjesën më të madhe të blerjeve, përfshirë dhe blerjet online. Por tanimë na rezulton e kundërta, janë meshkujt ata që preferojnë më shumë të blejnë diçka online përmes një smartfoni apo tableti. Në një raport të ri demografik përsa i përket blerjeve online në Shtetet e Bashkuata, Bussines Insider ka zbuluar se cilat janë moshat që kryejnë më shumë blerje online,çfarë gjinie janë, sa të ardhura kanë, çfarë blejnë etj. Është e rëndësishme për tregtarët që ata të marrin këtë informacion për të ditur se cilët janë klientët potencial të tyre.

Ja disa fakte surprizuese që zbulon ky raport:

* Kur vjen puna tek tregtia online, janë meshkujt ata që preferojnë më shumë këto blerje. Në vitin 2012 firma analitike Greenfield raportoi se femrat zënë 58% të blerjeve online, por kjo shifër ka ardhur duke u ulur dhe është vënë re një rritje e numrit të blerjeve online nga meshkujt.

* Meshkujt preferojnë më shumë të blejnë online përmes një pajisje mobile. 22% e meshkujve kryen një blerje online nga smartfoni i tyre vitin që shkoi, ndërsa vetëm 18% e femrave e përdorën atë për blerje. Ndëkohë që 20% e meshkujve dhe 17% e femrave preferuan tabletin për të kryer një porositje online.

* Shumica e meshkujve pohojnë se do të donin ti kryenin të gjitha shpenzimet e tyre online. 40% e amerikanëve nga mosha 18 deri 34 vjeç deklaruan se për ata është ideale blerja online ndërsa përqindja e femrave në të njëjtën moshë që e donin këtë gjë ishte 33%.

* Meshkujt janë pjesmarrës të rregult përsa i përket ankandeve që kryhen online. 43% e meshkujve nga 18-34 vjeç deklaruan se ata shpesh blejnë në ankandet online si në eBay. Ndërkohë që nga ana tjetër vetëm 31% e femrave preferojnë këtë gjë.

* Meshkujt janë të ndërgjegjshëm përsa i përket çmimeve. Meshkujt e çdo moshe i kushtojnë më shumë rëndësi çmimit se sa femrat dhe kanë një tendencë të blejnë produkte jo shumë të shtrenjta.

* Dhe përsa i përket adoleshentëve, janë meshkujt ata që blejnë më shumë online se sa femrat. Tek adoleshentët përqindja e meshkujve që blejnë online është 86% ndërsa për femrat 76%. Një pjesë e madhe e djemve të rinj preferojnë uebfaqe si Amazon dhe eBay ndërsa vajzat preferojnë të blejnë në faqe më të specializura në veshje. (PCWorld Albanian)

Tregtia online: Meshkujt janë më të dhënë drejt blerjeve në internet sesa femrat
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)