Tre strategji suksesi për Samsung drejt rimarrjes së lidershipit në botën mobile

Publikuar më: 13-12-2015

montjuic-0869Falë promovimit të Dong Jin Koh në detyrën e ekzekutivit në divizionin e paisjeve mobile të Samsung, ekziston një mundësi e artë për ripozicionimin e Samsung edhe njëherë tjetër si lider në tregun botëror të telefonëve inteligjentë.

Ndërsa kompania Koreano-Jugore po përballet me rënie të shitjeve të telefonëve më të mirë, a mundet ish shefi ekzekutiv i divizionit të Hulumtimit dhe Zhvillimit Mobil të sjellë ndryshim epoke pranë Samsung? Në të vërtetë ekzistojnë tre aspekte ku Samsung duhet të pëqendrohet nëse dëshiron të jetë lider në botën e telefonëve inteligjentë.

E para duhet të rrisë shitjet e telefonëve, ose e thënë më qartë e telefonëve të duhur. Sigurisht ju mund të thoni se muajin e kaluara Samsung shënonte rritje dhe jemi plotësisht dakord por kjo rritje prekte rangun e mesëm të telefonëve që sjellin një marxhinë fitimi relativisht të ulët. Dhe kjo nuk është strategjia më e mirë afatgjatë e kompanisë.

Koh duhet të rrisë shitjet e linjës Galaxy S dhe Note. Galaxy S6 as që u afrohet pritshmërive. Përzierja e produkteve si S6 dhe S6 Edge ishte një strategji e gabuar. Përgjatë muajve Gusht dhe Shtatori pati një rritje të shitjeve të Galaxy S6-tës dhe kjo në një farë mënyre erdhi nga ulja e kostos me 100 Euro. Këto familje telefonësh duhet të shiten për të mirën e financave por edhe të imazhit. Përsa kohë konsumatorët janë të prirur të blejnë një telefonë të tillë, ekzistojnë gjasa që të tjerët të synojnë të blejnë një të ngjashëm edhe pse me kosto më të ulët. Për fat të keq 2015-ta nuk ishte viti i Samsung.

Një tjetër problem është inovacioni. Samsung akoma jeton me mendësinë se po kopjon idetë e të tjerëve dhe i përmirëson tutje. Kjo mbase është sfida kryesore e Koh. Gjer tani ky imazh ka qëndruar në vend dhe çdo gjë që Samsung bënte, Apple e kishte realizuar kohë më parë.

E fundit, Samsung duhet të paraqitet si një lidër në botën e Android. Këtë përfaqësi sikur ia kanë cënuar sadopak konkurrentët e vegjël por potencial si Xiaomi dhe OnePlus. Nëse Samsung dëshiron sukses, duhet të synojë Android-in. Prandaj kurdo që konsumatorët dëshirojnë të blejnë një telefon Android, gjëja e parë që duhet të vijë në mendje është Samsung. Por si mund të arrihet kjo? Mjafton ti përkushtohet më tutje sistemit operativ me përditësime të vazhdueshme. Telefonët Samsung duhet të përditësohen po aq shpejt sa ato Nexus dhe kështu konsumatorët nuk do të ngelin asnjë moment pa sigurinë dhe cilësinë më të mirë të softuerit. Kjo nuk është aspak e lehtë, por Samsung-ut i duhet.

Këto janë tre aspekte kyçe të ndërlidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Që të trija duhet të zhvillohen së bashku dhe pastaj përfitimet e Samsung do të jenë të mëdha. Në botën mobile, do të ishte Samsung ai që do përcaktonte se çfarë është një telefon inteligjent. (PCWorld Albanian)

Tre strategji suksesi për Samsung drejt rimarrjes së lidershipit në botën mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)