Transformoni laptopin në një ChromeBook

Publikuar më: 07-11-2015

neverwareChromebook-ët mund të mos jenë gjerësisht të përdorshëm por kjo nuk ju pengon që ta provoni. Kemi lajme të mira sepse ekziston një metodë falas për ta bërë realitet. Ajo që u duhet është një USB me kapacitet 8 ose 16 GB.

CloudReady është një version i Chrome OS përshtatur nga Neverware i cili ofron mbështetje për një rang të gjërë laptopësh. Neverware ka përfshirë edhe një set intruksionesh për transferimin në USB dhe pastaj instalimin në kompjuter.

Ky sistem operativ do të funksionojë edhe në MacBook por është e rekomanduar të eksperimentohet me laptopë të çerfitikuar nga Neverware.

  1. Instaloni Chrome Recovery Tool nga Chrome Web Store.
  2. Shkarkoni versionin individual të CloudReady nga Neverware.(Duhet të keni parasysh se ka disa versione për qëllime edukative dhe për sipërmarrjet por që janë me pagesë).
  3. Lançoni aplikacionin Chrome Recovery Tool dhe klikoni butonin që gjendet në skajin e djathtë lart duke përzgjedhur opsionin “Use local image”.
  4. Lokalizoni vendodhjen e sistemit operativ të shkarkuar në kompjuter.
  5. Vendosni usb-në në kompjuter dhe përzgjidheni nga menuja.
  6. Klikoni “Continue” dhe më pas “Create Now”.

Kur të përfundojë proçesi i transferimit të sistemit operativ në USB restartoni kompjuterin dhe hyni në boot ku të përzgjidhni usb-në për startin e kompjuterit. Kjo ishte e gjitha. Na jepni mbresat tuaja në fushën e komenteve mëposhtë (PCWorld Albanian)

Transformoni laptopin në një ChromeBook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)