Trajnime falas për ndërmarrësit e rinj në Kosovë

Publikuar më: 16-09-2012
Trajnime falas për ndërmarrësit e rinj në Kosovë

Ndërrmarësit e rinj të Kosovës kanë mundësinë që përmes disa trajnimeve falas të zgjerojnë dijen e tyre rreth biznesit.

Këto trajnime falas i ofron konsorciumi BSCK dhe D&D për ndërrmarërist e rinj në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, i cili implementohet nëpërmjet Departamentit të Rinisë, që vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ky projekt financohet nga Banka Botërore dhe ka për qëllim përkrahjen e të rinjve përmes këtyre trajnimeve dhe granteve.

Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për këto trajnime duhet ti përmbushin disa kritere si: të jetë qytetar i Republikës së Kosovës, të jetë i moshës 18 – 35 vjeç dhe poashtu të ketë ide kreative dhe të realizueshme për biznes.

Ky trajnim do të zgjasë 20 ditë dhe fushat të cilat do të diskutohen janë për ndërmarrësi, marketing, biznes plan dhe planifikim financiar, ku kandidatët gjatë trajnimit do të zhvillojnë një plan të mirëfilltë të biznesit.

Gjatë ndekjes së trajnimeve kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë një shumë simbolike për mbulimin e shpenzimeve ditore, kurse pas përfundimit të këtyre trajnimeve kandidatët e suksesshëm do të çertifikohen dhe po ashtu do të kenë mundësinë të aplikojnë për grante në Projektin për Zhvillimin e Rinisë në Kosovë, në mënyrë që idetë e tyre të biznesit të bëhen të realizueshme.

Formularin për aplikim mund ta shakrkoni këtu,  kurse afati i fundit për aplikim është 20 shtator 2012. (PCWorld Albanian)

Trajnime falas për ndërmarrësit e rinj në Kosovë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)