TP-Link prezantoi routerin e parë 802.11ad i cili operon në tre banda të pavarura

Publikuar më: 07-01-2016

tp-link_ad7200-100636656-largeTP-Link sapo ka sjellur të nesërmen që sot. CES 2016-ta është në kulmin e saj ndërsa marka e njohur e ruoterave ka bërë realitet routerin e parë 802.11ad i cili del në shitje në pranverë.

Ky është i pari që mbështet në të vërtetë tre banda të pavarura. Routerët aktualë mbështesnin tre banda, një në frekuencën 2.4 Ghz dhe dy të tjera ndaheshin në frekuencën 5 Ghz. Por modeli Talon AD7200 implementon një frekuencë të tretë të pavaruar, atë 60 Ghz.

Dy frekuencat, 2.4 Ghz dhe 5 Ghz operojnë nën 802.11ac ndërsa 60 Ghz operon nën standartin 802.11ad. Teorikisht në total Talon AD7200 ofron shpejtësi transmetimi 7,133 Mbps. Banda 2.4 Ghz ofron 800 Mbps, 5 Ghz ofron 1733 Mbps ndërsa banda 60 Ghz gjeneron një shpejtësi marramendësi prej 4,600 Mbps.

Sigurisht që shpejtësitë reale të transmetimit janë shumë larg këtyre shifrave. Megjithatë TP-Link tha se përmes valëve wireless përdoruesit do të kenë mundësi të shkarkojnë një film në formatin 4K në vetëm 4 minuta.

Por 802.11ad ka edhe disavantazhet e saj, sepse valët wireless të gjeneruara në frekuencën 60 Ghz kanë tendencën të absorbohen nga muret prandaj penetrimi është shumë i vështirë. Disa thonë se disponueshmëria e standartit 802.11ad të Talon AD7200 do të jetë e limituar vetëm brenda mureve të një dhome ose salloni. TP-Link nuk zbuloi një çmim të routerit por duhet të keni në konsideratë se është i pari i këtij lloji. (PCWorld Albanian)

TP-Link prezantoi routerin e parë 802.11ad i cili operon në tre banda të pavarura
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)