Toyota ka shpikur një teknologji e cila shndërron telefonin tuaj në një çelës makine

Publikuar më: 31-10-2016

skb2-0Toyota po investon fuqishëm në tregun e makinave me risitë të shumta duke lënë të kuptohet pse është një nga shitësit më të mëdhenj në botë të automobilave.

Kompania shpiku një pajisje që punon me bluetooth të quajtur Smart Key Box nëpërmjet të cilit përdorusit mund të shkyçin dhe të ndezin makinën vetëm duke përdorur telefonin e e tyre.

Ja se si do të funksionojë: një pronar mjeti që do të bëjë disa para duke dhënë me qira makinën e vet mund të instalojë Smart Key Box në panelin e makinës. Klienti që do të marrë makinën i niset një kod me anë të një aplikacioni për të pasur hyrje në kuti.

Kur telefoni sillet afër mjetit, kodet vërtetohen me anë të Bluetooth – Toyota e quan këtë një “handshake (shtrëngim duarsh)” – një mënyrë e ngjashme me një çelës të mençur. Koha dhe periudha kur përdoruesi ka hyrje në Smart Key Box vendoset dhe menaxhohet nga Toyota, duke u bazuar në rezervimin e mjetit.

Toyota planifikon ta nxjerrë këtë teknologji në një testim të limituar në San Francisco vitin tjetër në bashkëpunim me shërbimin e ndarjes të makinave, Getaround. Javën e kaluar, Getaround mori një investim prej $10 milion nga një fondacion i kontrolluar nga Toyota, raporton Reuters.

Fondacioni zakonisht investon në inteligjencë artificiale dhe robotikë. Vetëm njerëzit që kanë një Prius të ri apo çdo model Lexus mund të bëhen pjesë e kësaj risie. (PCWorld Albanian)

Toyota ka shpikur një teknologji e cila shndërron telefonin tuaj në një çelës makine
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)