Toyota dhe Nissan bashkëpunim me qeverinë Japoneze në zhvillimin e hartave inteligjente

Publikuar më: 11-04-2016

Toyota-logo-d3ims-Flickr-930x698Reuters – Qeveria Japoneze në bashkëpunim me gjigandët e prodhimit të automobilave Toyota dhe Nissan do të zhvillojnë disa harta inteligjente brenda 2018-tës në një garë për të rritur prezencën e teknologjisë në drejtimin e makinave.

Prodhuesit në fjalë së bashku me ofruesit e shërbimeve të hartave dhe Qeverinë Japoneze do të standartizojnë hartat inteligjente, të dhëna të cilat do të inkorporohen në asistimin e makinave inteligjente shkruante agjensia e lajmeve Reuters.

Zyrtarët e Toyotas dhe Nissan nuk kanë bërë një koment në lidhje me këtë raport. Këto harta inteligjente konsistojnë në ofrimin e informacionit për automjetet me sistem vetëdrejtimi të cilët do të kenë mundësi të masin trafikun dhe gjëndjen e rrugëve.

Bosch, një furnizues aksesorësh për makinat tha ditën e premte se ishte në bisedime me HERE për zhvillimin e teknologjive të ngjashme. Volkswagen, Daimler, BMW, Continental dhe markat e tyre të njohura si Audi dhe Mercedes-Benz gjithashtu po punojnë në teknologji të automatizuara apo gjysëm automatizuara. (PCWorld Albanian)

Toyota dhe Nissan bashkëpunim me qeverinë Japoneze në zhvillimin e hartave inteligjente
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)