Toshiba sjell proçesorët Intel Broadwell në linjën e saj të laptopëve Chromebook 2

Publikuar më: 23-09-2015

chromebook2-01-640x427-cChromebook-ët e Toshiba janë bërë tashmë shumë më të shkathët falë paisjes me proçesorë të linjës Broadwell të Intel. Blerësit kanë mundësi të zgjedhin mes një model proçesori Celeron dhe Core i3 në varësi të nevojave të tyre por dhe gjëndjes financiare.

Pavarësisht çipit, ata do të pajisen dhe më një hapsirë memorie 4GB. Sigurisht që nuk pritet që këta laptopë të ofrojnë një super performancë por krahasuar me gjeneratën e fundit të çipave Celeron, transferimi drejt Core i3 pa dyshim që do të nxjerrë në pah një farë diference përsa i përket performancës dhe shpejtësisë.

Dy modelet Chromebook 2 kanë një ekran 13.3inç me rezolucion 1080 piksel. Përveç faktit se janë kompakt, këta Chromebook janë gjithashtu të lehtë, afërsisht 1.33kg dhe furnizohen nga një bateri me kapacitet 3.860mAh e cila premton 9 orë kohëzgjatje. Përsa i përket portave të pranishme ato janë të tipit USB 3.0, USB 2.0 dhe HDMI. Karakteristika të tjera përfshijnë Bluetooth 4.0 dhe Wi-Fi 802.11 ac. Versioni Celeron do të kushtojë 330 dollar ndërsa ai Core i3 430 dollar. Nëse do të blini një të tillë, ju këshillojmë të zgjidhni me zgjuarsi. (PC World Albanian)

Toshiba sjell proçesorët Intel Broadwell në linjën e saj të laptopëve Chromebook 2
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)