Toshiba Satellite U845W, laptopi i parë me ekran 21:9

Publikuar më: 31-08-2012
Toshiba Satellite U845W, laptopi i parë me ekran 21:9

Për arsye të panjohura, prodhuesit e Ultrabook-ëve janë përqëndruar në ekranet me rezolucion 1366 x 768 dhe 1600 x 900, duke eksperimentuar shumë rrallë me gjëra më të mëdha, pavarësisht madhësisë së ekranit.

Por kjo nuk vlen për Toshiba-n, e cila në fillim të këtij muaji prezantoi Satellite U845W, laptopi i parë që ka ekran me format 21:9 dhe me rezolucion 1792 x 768.

Data e daljes në treg do të jetë 26 tetori, bashkë me Windows 8.

Fatkeqsisht, Toshiba nuk do të nxjerrë një panel me prekje i cili do të marrë avantazhet e sistemit Metro UI Style të Windows 8, edhe pse kompania thotë se ekrani shumë i gjerë është perfekt për stilin e këtij sistemi operativ dhe aplikacioneve të veta.

Ka gjithashtu një ClickPad dhe mbështetje të Windows 8 gestures.

Duke marrë avantazh nga ekrani, Toshiba përfshin një ndarje të tij bashkë me konfigurimin nga fabrika, dhe mundësinë e të paturit shumë dritare në desktop, gjë që nuk mund të bëhet më Ultrabook-ët e tjerë.

Përveç teknologjisë së ekranit që përmendëm, U845W ka një procesor Ivy Bridge i5 ose i7, 500GH HDD + 32GB SSD, 6GB DRR3- 1600 RAM, bokse audio Harman Kardon, 3 porta USB 3.0, dalje HDMI, 1.3MP kamera, lexues kartash memorie si dhe detaje të tjera. (PCWorld Albanian)

Toshiba Satellite U845W, laptopi i parë me ekran 21:9
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)