Toshiba rriti kapacitetin e SSD-ve në 7.68 Terabajt

Publikuar më: 04-08-2016

toshibadrive-100675148-largeToshiba kishin ngelur pas në garën për të rritur kapacitetet e disqeve solide ndërkaq ditën e djeshme shënoi një hap përpara me modelin e ri 7.68 Terabajt ZD6000.

Disku i ri solid bart kapacitetin më të lartë të një produkti të këtij lloji për Toshiban. Por nëse e krahasojmë me të tjerë lojtarë madhor në treg si Samsung e kuptoni sesa larg është.

ZD6000 ka gjysmën e kapacitetit të opsionit më të mirë që ofron Samsung, disku solid PM1633a 15.36 Terabajt. Produkti më i ri i Toshiba është ndërtuar për sipërmarrjet të cilat kërkojn ruajtjen e të dhënave në periudha afat gjata.

Kapacitet fillestare të ZD6000 startojn ënga 800GB por Toshiba nuk ofroi informacione shtesë rreth çmimit dhe datës së disponueshmërisë. Disku solid 7.69 terabajtësh ka një madhësi standarte prej 2.5 inç dhe është e bazuar në memorje NVMe PCI-Express 3.0. (PCWorld Albanian)

Toshiba rriti kapacitetin e SSD-ve në 7.68 Terabajt
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)