Toshiba nxjerr tabletin U925t me procesor i5

Publikuar më: 31-08-2012
Toshiba nxjerr tabletin U925t me procesor i5

IFA Berlin është plot me produkte të reja dhe që tani kemi filluar të shohim ato që do të dalin me Windows 8.

Një prej tyre është tableti i Toshiba-s, Satellite U925t, ose "tableti që është Ultrabook", siç e përshkruan kompania. I hollë dhe elegant, Satellite U925 duket si një tablet, por është i pajisur me një tastierë QWERTY me anë të së cilës transformohet direkt në një Ultrabook me parametra mbresëlënëse.

Si fillim, tableta ka një Intel Ivy Bridge Core i5 të brezit të tretë me grafikë Intel HD 4000. Ka gjithashtu 128 GB SSD, dhe një sasi të paspecifikuar RAM DDR3 dhe të gjitha këto në një ekran 12.5 inç.

Ai është i mbrojtur nga gërvishtjet dhe pajisjet e forta me anë të Grollia Glass që i është vendosur. Pjesë të tjera përfshijë Wi-Fi 802.11n dhe Bluetooth 4.0, Intel Wireless Technology, dalje HDMI, dy porta USB 3.0, kamera nga para HD dhe 3MP nga mbrapa me auto focus, lexues kartash memorie si dhe një sërë pjesësh të tjera si dritë ambjenti, përshpejtim 3D, 3-axis xhiroskop dhe magnetometër.

Tastiera që rrëshqet ka një dritë LED dhe ClickPad me mbështetje Windows 8 gesture. Nuk ka bllok numrash por ka shigjeta dhe butona kontrolli.

Toshiba nuk ka nxjerrë ende një çmim, por siç mund ta imagjinoni U925t do të dalë në treg në 25 tetor bashkë me Windows 8. (PCWorld Albanian)

Toshiba nxjerr tabletin U925t me procesor i5
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)