TorrentHound njoftoi mbylljen, ndjek fatin e KAT dhe Torrentz

Publikuar më: 16-09-2016

pirate_logo__1474011206517Pas një dekade ekzistencë, TorrentHound njoftoi ditën e sotme kapitullimin. Pak orë më parë themeluesi i TorrentFreak dërgoi një e-mail bashkëpuntorëve me fjalët: “Finito.”

Me këtë largim TorrentHound lë miliona vizitorë aktivë çdo muaj pavarësisht se asnjëherë nuk arriti të ngjiste majat si Pirate Bay, Torrentz apo KickAss.

Që të tre vazhdimisht kanë përfunduar offline dhe me përjashtim të Pirate Bay i cili vijon të rikthehet të tjerët kanë lënë pas vetëm të kaluarën e lavdivshme. TorrentHound edhe pse i vogël nuk i shpëtoi për asnjë moment syrit të autoriteteve duke u bllokuar në disa shtete.

Besohet se arsyeja e kësaj mbylljeje është presioni në rritje i autoriteteve amerikane dhe frika që shkaktoi arrestimi i Artem Vaulin të KickAssTorrents. (PCWorld Albanian)

TorrentHound njoftoi mbylljen, ndjek fatin e KAT dhe Torrentz
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)