TomTom marrëveshje me Volvo dhe Skoda për shërbimin e hartave

Publikuar më: 29-09-2016

d3_device_on_dash_route_bar_touching_tap_and_go_lhd-bigTomTom do të furnizojë me të dhëna trafiku kamionët Volvo dhe makinat Skoda njoftoi ditën e Enjte kompania e shquar e shërbimeve të navigimit.

Rivali kryesor i TomTom, shërbimi HERE në pronësi të tre prodhuesve gjermanë të automobilave, njoftoi po këtë javë se do të ofronte për drejtuesit e automjeteve të dhëna rreth trafikut dhe gjendjes së rrugëve.

Kjo lëvizje e re vjen në një moment jo të mirë për TomTom aksionet e të cilit ranë me 27% këtë vit. TomTom, dikur prodhues i shquar i paisjeve GPS të navigimit, synon që të rrisë të ardhurat përmes licensimit të teknologjive të hartave. Marrëveshja më e re me Volvo dhe Volkswagen Skoda do të ofrohet vetëm për Europën.

Pavarësisht se Volkswagen është një prej aksionerëve të HERE, kompania tradicionalisht ka përdorur të dhënat e TomTom në shumë prej modeleve të makinave që nga Audi, Porsche madje edhe Bentley. (PCWorld Albanian)

TomTom marrëveshje me Volvo dhe Skoda për shërbimin e hartave
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)