Tjetër konfirmim, Windows 10 RTM do të debutojë në Korrik

Publikuar më: 28-05-2015

windows-10-tablet-10122

Gjatë muajit Prill, një deklaratë e shefes ekzekutive të AMD, Lisa Su, bëri bujë ku tha se Windows 10 do të arrijë në statusin RTM (Release To Manufactures) në fund të muajit Korrik. Ky qëndrim po përforcohet nga Wzor, portali Rus që jo pak herë ka hedhur dritë mbi informacion të vërtetë kohë përpara publikimit të tyre.

Po përse dhe sa e vërtetë mund të jetë kjo? Duhet të mendoni se Microsoft së bashku me prodhuesit e kompjuterave dhe laptopëve po përgatiten për sezonin e vjeshtës ku edhe fillojnë aktiviteti shkollor. Microsoft po lufton që në shtator së bashku me shitjet e larta që do shoqërojnë këtë sezon të mbërrijë edhe Windows 10 në duart e konsumatorëve.

Kompania kineze, Huawei gjithashtu kishte konfirmuar debutimin zyrtar të një tableti 10 inç, modeli ThinkPad 10, në muajit Gusht dhe që do të jetë i paisur me Windows 10. Mbërritja e Windows 10 në fazën RTM në muajin Korrik do ti japë mjaftueshëm kohë Microsoft që të rregullojë problemet e vogla që mund të hasen mes Windows 10-tës dhe prodhuesve. (PCWorld Albanian)

Tjetër konfirmim, Windows 10 RTM do të debutojë në Korrik
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)