Tirana Code_ organizon Web Security Bootcamp në fokus të cilit është siguria kibernetike

Publikuar më: 20-12-2015

12357086_573470576140316_1539862492488974046_oTirana Code_ është një nismë që synon motivimin e të rinjve për të marrë iniciativa në fushën e teknologjisë. Me anë të aktiviteteve të ndryshme organizatorët synojnë të bashkojnë të rinj të talentuar dhe të apasionuar pas teknologjisë për të nxitur inovacionin dhe krijimtarinë.

Me datë 27 Dhjetor kjo nismë organizon aktivitetin i parë në Tiranë quajtur Web Security Bootcamp dhe shënjestron fushën e programimit në ueb. Në fokus do jetë siguria kibernitike. Pjesëmarrësit të ndarë në ekipe do të kryjnë disa sulme sistematike ndaj disa servera që mbajnë një aplikacion të ngritur enkas për këtë projekt.

Web Security Bootcamp do të vijojë në datat 27 dhe 28 dhjetor. Ditën e parë aktiviteti starton në ora 10:00 dhe finalizohet në 20:30. E gjithë data 27 do të jetë një sfidë për të gjithë pjesëmarrësit ndërsa dita e dytë është dedikuar planeve të Tirana Code_ dhe sfidave që po përballet sot bota e teknologjisë.

Pjesëmarrësit do garojnë në zbulimin e dobësive të sogurisë së aplikacionit dhe në fund të ditës do të kenë më shumë dijeni dhe informacion rreth sulmeve kibernetike dhe sesi të mbrohen nga ato. Web Security Bootcamp synon që pjesëmarrësit të mësojnë në mënyrë praktike dhe sistematike hapat që duhen ndërmarrë për të krijuar një website të sigurt për të dhënat e përdoruesit.

Për më shumë informacion dhe pjesëmarrje kontaktoni në postën elektronike tiranacode@gmail.com. Një tjetër mundësi që nuk duhet të humbet nga të rinjë e apasionuar pas teknologjisë.

Tirana Code_ gëzon mbështetjen e Fondacionit EDS, Societe Generale Albania, Duapunë.com dhe Startups.al. (PCworld Albanian)

Tirana Code_ organizon Web Security Bootcamp në fokus të cilit është siguria kibernetike
12 votes, 4.67 avg. rating (92% score)