TIM është roboti që inspekton tunelin e “Large Hadron Collider”

Publikuar më: 26-11-2016

9107041_04Large Hadron Collider i CERN mban titullin si përshpejtuesi më i madh i thërrmijave, me një tunel nëntokësor rrethor që është 17 milje i gjatë.

Është ideal për të përplasur thërrmija me njëra-tjetrën me afërsisht shpejtësinë e dritës, por të sigurohesh që e gjithë kjo strukturë gjigante po funksionon si duhet është një detyrë e vështirë – veçanërisht për ne njerëzit e thjesht.

Për këtë arsye CERN mori TIM, robotin inspektues të LHC që mundëson monitorim në kohë reale të sistemit të madh të tunelit.

TIM udhëton përgjatë tuneleve të LHC ne një shinë të vetme të ngjitur në tavan. Është një shinë që fillimisht ishte vendosur në vend kur tuneli i LHC ishte tuneli i Large Electron-Positron Collider, ose LEP, një përshpejtues thërrmijash që operoi nga 1989 deri në 2000.

LEP u mbyll dhe u çmontua në 2001, kështu që tunelet e tij mund të ripërdoreshin për LHC.

TIM udhëton përgjatë tunelit LHC me një shpejtësi prej 3.7 miljesh në orë, duke përdorur një komplet instrumentesh për të monitoruar strukturën e tunelit, temperaturën dhe përqindjen e oksigjenit.

Roboti mundet gjithashtu të mundësojë foto vizuale dhe infrared të tunelit. Dhe nëse kjo nuk mjafton, TIM mundet të tërheqë një grup vagonësh të vegjël të dizajnuar për të kryer detyra të tjera që TIM nuk i kryen.

Për momentin, janë aktualisht 2 TIM-a, të dy janë të parkuar duke pritur komanda në një tunel shërbimi LHC. (PCWorld Albanian)

TIM është roboti që inspekton tunelin e “Large Hadron Collider”
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)