Tim Cook: Dyqani i aplikacioneve App Store gjeneroi të ardhura rekord

Publikuar më: 04-08-2016

app-store-appleMuaji Korrik shënoi një tjetër rekord për dyqanin e aplikacioneve të iOS u shpreh shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook duke thënë se App Store të ardhura marramendëse jo vetëm për kompaninë por edhe zhvilluesit.

Cook zgjodhi rrjetin social Twitter për të ndarë këtë lajm duke shtuar se zhvilluesit e App Store kanë fituar më shumë se 50 miliard dollar që kur dyqani i aplikacioneve filloi në 2008-tën.

Kjo do të thotë se u deshën vetëm 7 muaj që kompania tu paguante edhe 10 miliard dollar të tjera zhvilluesve, të ardhurat historike të të cilëve ishin në shifrat e 40 miliard dollarëve në total vitin e kaluar.

Një kyç mendohet të ketë luajtur video loja Pokemon Go gjatë muajit Korrik kur kompania lajmëroi një tjetër rekord, atë të numrit më të lartë të shkarkimeve për aplikacion brenda 1 një jave. Pokemon Go gjeneron të ardhura përmes blerjeve brenda aplikacioneve, 30 % e të cilave i përkasin Apple. (PCWorld Albanian)

Tim Cook: Dyqani i aplikacioneve App Store gjeneroi të ardhura rekord
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)