Tim Cook: Apple nuk ka për të krijuar një hibrid mes iPad dhe MacBook

Publikuar më: 17-11-2015

2015-11-15_bus_14584842_I1Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, shkaktoi një konfuzion të madh gjatë promovimit të iPad Pro për një gazetë britanike duke thënë: “Për çfarë tu nevojitet një kompjuter?”

Kjo pyetje habiti përdoruesit e kompjuterave Mac deri në atë pikë sa të gjithë menduan se një ditë Apple mund të heqë nga qarkullimi këtë linjë produktesh në favor të një hibridi iPad – Mac ngjashëm me Microsoft Surface book.

Por në rastin më të parë që jua dha, Cook qartësoi reagimin e tij për një gazetë Irlandeze duke thënë se kompjuterat dhe tabletët nuk janë e njëjta gjë. Ai tha se disa njerëz kanë nevojë për desktopë dhe laptopë ndërsa për të tjerët mjafton një tablet i fuqishëm si iPad Pro.

Madje i bindur shprehej i sigurtë se konsumatorët e Apple nuk e kërkojnë një produkt të tillë. “Nëse një gjë e tillë bëhet e mundur, e cila dyshoj se do të ndodh kemi frikë më tepër reagimin e konsumatorëve ndaj eksperiencës që do të ofrojë ky produkt,” tha Cook për Irish Independent.

“Kjo do të cënonte integritetin e secilit prej produkteve duke mos arritur të ofrojmë më të mirën e tyre në secilën kategori. Ne duam të ofrojmë tabletin më të mirë në botë ashtu siç duam të shesim kompjuterat më të mirë në botë. Duke i kombinuar nuk arrijmë asnjërën e as tjetrën”.

Edhe pse diferencat mes iPad dhe Mac po shuhen falë rritjes së fuqisë kompjuterike të tabletëve kjo nuk do të thotë se Apple synon të zëvendësojë kompjuterat Mac.

Nuk duhet të harrojmë se biznesit kyç i Apple është harduerit dhe kompjuterat Mac janë pjesë shumë e rëndësishme e tij. Shitjet e Mac u rritën me 3% në 2015-tën ku në të njëjtën kohë e gjithë industria e kompjuterave po shënon rënie. (PCWorld Albanian)

Tim Cook: Apple nuk ka për të krijuar një hibrid mes iPad dhe MacBook
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)