Thyhet Telegram, vidhen informacione nga 15 milion llogari

Publikuar më: 03-08-2016

Telegram-930x602Disa hakera Iranianë kanë kompromentuar qindra llogari në platformën e komunikimit të Telegram duke cënuar 15 milion numra telefonikë të përdoruesve në këtë vend dhe shënon sulmin e parë masiv kibernetik ndaj sistemeve të enkriptuara të komunikimit shkroi ditën e djeshme agjensia e lajmeve Reuters.

Hulumtuesi kibernetik i pavaruar Collin Anderson dhe teknologjisti Claudio Guarnieri i Amnesty International thanë se ky sulm i cili ka prekur 20 milion njerëz është realizuar këtë vit.

Telegram nga ana tjetër promovon shërbimin që ofron si super së sigurtë për arsye se të gjitha të dhënat enkriptohen fillim e mbarim njohur ndryshe në industrinë e teknologjisë si enkriptimi fundor.

Me seli në Berlin, Telegram pretendon për 100 milion përdorues aktivë në muaj dhe një përdorim të gjërë në Lindjen e Mesme përfshi edhe një përdorues të veçantë, grupin terrorist të Shtetit Islamik. Ditën e sotme Telegram iu kundërpërgjigj raporteve se realisht ka qenë një viktimë e një sulmi masiv duke thënë se në të vërtetë janë prekur 15 milion llogari por janë vjedhur vetëm të dhëna publike dhe jo personale apo private.

Sipas Anderson dhe Guarnieri, cënueshmëria e Telegram fshehet tek mënyra e aktivizimit të shërbimit për një paisje të re. Kur përdoruesit tentojnë të qasen në Telegram me një telefon të ri, kompania u dërgon atyre me SMS kodet e autorizimit të cilat mund të cënohen nga kompanitë telefonike dhe të bien në duart e hakerave.

Të armatosur me kodet në fjalë hakerat kanë mundësinë të përdorin Telegramin e një përdoruesi në disa telefonë dhe si rezultat të shtënë në duar historikun e bisedave dhe informacionet e dërguara.

Verifikimi me anë të SMS-ve e bën Telegram terërisht të cënueshëm e sidomos në ato shtete ku kompanitë celulare janë pronë publike siç është rasti i Kinës apo Iranit. (PCWorld Albanian)

Thyhet Telegram, vidhen informacione nga 15 milion llogari
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)