Threshold 2 është përditësimi i parë madhor në Windows 10 që do të mbërrijë më 2 Nëntor

Publikuar më: 23-10-2015

windows-10-logo-100620255-largeMicrosoft po përgatitet për përditësim e saj të parë madhor në Windows 10, të cilin e njohim ndryshe me emrin e koduar Threshold 2. Ndërsa ishim në dijeni të një përditësim të një rëndësie të veçantë që do të vinte përpara fundit të këtij viti, Threshold 2 do të mbërrijë në ditën e dytë të muajit të ardhshëm.

Sipas editorit të WinBeta, Zac Bowden, përditësim vjen të hënën tjetër pra më datë 2 Nëntor. Ky do të jetë një përditësim përmbledhës dhe do të instalohet si çdo azhornim i zakonshëm.

Raportohet se pas këtij përditësimi, ndërtimi i Windows 10-tës do të bart numrin 1511. Është pak konfuze duke pasur parasysh se ndërtimi aktual i Windows 10-tës ka shifrën 10240.

Më konkretisht, Threshold 2 do të sjellë një aplikacion të ri të mesazheve, përmirësime të asistentit dixhital Cortana dhe integrim më të thellë me homologun mobil të Windows 10-tës. Ajo që të gjithëve do ju mungojë me këtë përditësim janë shtojcat në Microsoft Edge që do të thotë se vetëm 2016-ta mund të sjellë risi në këtë drejtim.

Edhe pse përdoruesve u duhet të jenë të abonuar në përditësimet “Fast Ring” për të përdorur funksionalitetet dhe risitë më të fundit të sistemit operativ, në 12 muajt e ardhshëm ne presim edhe tre përditësime të tjera madhore në Windows 10. (PCWorld Albanian)

Threshold 2 është përditësimi i parë madhor në Windows 10 që do të mbërrijë më 2 Nëntor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)