Themeluesit e Microsoft, Facebook, Linkedin, Amazon dhe Alibaba bashkohen për të investuar në energjinë e pastër

Publikuar më: 30-11-2015

shutterstock_232228075Bill Gates dhe një grup investitorësh elitë – së bashku me bashkëthemeluesin e Facebook Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesin e Alibaba Jack Ma, themeluesin e Amazon Jeff Bezos, bashkëthemeluesin e Linkedin Reid Hoffman dhe themeluesin e Sales Force Marc Benioff – kanë njoftuar themelimin e një koalicioni për zhvillimin e bazave të reja të energjisë.

Sipas Bill Gates, nisma e re multi miliardëshe në hulutimin dhe zhvillimin e energjisë së pastër do të sjellë komercializimin e këtij inovacioni. Me fjalë të tjera nisma konsiston në ofrimin e gjërë të një energjie e cila është e qëndrueshme, me kosto të përballueshme dhe nuk prodhon karbon.

Themelimi i këtij koalicioni vjen në kuadër të Samitit të Kombeve të Bashkurara për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris. Kompani të shumta nga industria e teknologjisë po i bashkohen këtij diskutimi mbi energjinë e pastër.

Untitled

Një shembull konkret vjen nga Apple, kompani e cila në muajin tetor njoftoi se operacionet e saj globale furnizohen nga një energji e prodhuar nga burime të rinovueshme.

Një fokus të veçantë do të marrë gjenerimi i elektricitetit për transport, përdorim industrial dhe agrikulturial si dhe ndërtim i sistemeve efikase të energjisë. Objektivat janë të qartë: Zero emëtim të gazrave të dëmshëm në atmosferë.

Madje edhe Presidenti i Shteve të Bashkuara, Barak Obama, shkroi në Facebook duke e cilësuar samitin e Kombeve të Bashkuara si një mundësi për të qëndruar së bashku ndërsa përpiqemi të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. (PCWorld Albanian)

Themeluesit e Microsoft, Facebook, Linkedin, Amazon dhe Alibaba bashkohen për të investuar në energjinë e pastër
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)