Themeluesi i Megaupload, Kim Dotcom, rrezikon dekada burgim pas miratimit për ekstradim në SHBA

Publikuar më: 23-12-2015

BN-LV296_2jn4p_G_20151222213910Një gjykatë në Zelandën e Re ka vendosur që Kim Dotcom, themeluesi i Megaupload, të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara ku do të përballet me shkeljen e disa të drejtave autoriale dhe pastrim parash.

Vendimi i cili është i apelueshëm vjen 4 vite nga arrestimi i Dotcom nga Policia e Auckland në bashkëpunim me FBI-në. Autoritetet Amerikane mbyllën uebfaqen e tij e cila përdorej gjerësisht për shpërndarjen e përmbajtjeve në forma ilegale.

“Jam i zhgënjyer,” shprehej Dotcom për reporterët lokalë ndërsa largohej nga salla e gjyqit por premtoi se beteja akoma nuk ka përfunduar. Dotcom dhe tre bashkëpunëtorët të tij do të ekstradohen në SHBA të cilët nëse shpallen fajtorë mund të përfundojnë për dekada me radhë prapa hekurave.

Autoritetet Amerikane akuzojnë Dotcom dhe tre ekzekutivët e Megaupload për një dëm prej 500 milion dollarësh shkaktuar ndaj studiove filmike. Gjithashtu të akuzuarit sipas FBI-së kanë përfituar mbi 175 milion dollar përmes shërbimeve të tyre me pagesë në Megaupload.

Avokatët e Dotcom e argumentonin këtë me faktin se Megaupload është një shërbim i ngjashëm me Dropbox mbrojtur nga ligjet për autorësinë.

Kur u arrestua në 2012-tën, Dotcom iu zbuluan miliona dollar në kesh si dhe një flotë kompjuterash e makinash luksoze në shtëpinë e tij. (PCWorld Albanian)

Themeluesi i Megaupload, Kim Dotcom, rrezikon dekada burgim pas miratimit për ekstradim në SHBA
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)