Themeluesi i Linux: Windows, Mac OS, Android dhe iOS janë maluer

Publikuar më: 26-05-2015

Foot Shackled to Ball and ChainRichard Stallman

Në 1983 kur fillova të angazhohesha në lëvizjen e softuerit të lire, maulerët ishin kaq të rallë saqë në secilin rast kur përballeshim me një të tillë, e konsideronim si një akt skandaloz. Ditëve sotme është dicka normale përballja me një maluer.

Nuk po flas për viruset kompjuterike. Sepse maluer është një softuer i dizenjuar për të “keqtrajtuar” përdoruesit. Viruset janë të dëmshëm, por produktet e softuerit që vinë të instaluar në sistemet operative janë gjithashtu të dëmshëm sidomos kur u kërkojnë para më pas.

Në 1983 filloi nisma e cila transformoi të gjithë softuerët pothuajse në programet me kosto, ku përdoruesit ishin të ndaluar të ndërhynin apo ti ri-distribuonin. Unë e kam zhvilluar sistemin operativ GNU, të cilin që të gjithë e quani Linux, me qëllimin e vetëm për ti shpëtuar kësaj padrejtësie. Por zhvilluesit e këtyre programeve me pagesë ishin disa standarte etike: ata përpiqeshin sinqerisht të ndërtonin programe që u shërbenin në të vërtetë përdoruesve.

Sa keq të shohësh si kanë përfunduar gjërat ditëve të sotme. Zhvilluesit sot paturpësisht “keqtrajtojnë” konsumatorët, dhe përmes një deklarate që të gjithë e quajmë EULA, çdo gjë krejt papritmas bëhet e ligjshme. Janë zbuluar kaq shumë programe me pagesë të cilët kanë rezultuar të jenë maluer dhe prandaj çdo softuer i cili nuk është falas duhet të trajtohet si një maluer.

Po çfarë nuk shkon? E thjeshtë, disa programe janë dizenjuar për të përgjuar përdoruesit, disa të tjera për ti burgosur përmes DRM-së (Menaxhimi i të drejtave dixhitale). Disa kanë të instaluar viruse të quajtur “backdoor”. Madje disa janë në gjendje të censurojnë përmbajtjet e përdoruesve. Ndërsa disa zhvillues po sabotojnë konsumatorët e tyre.

Por cilat programe mund të jenë maluer? E para, sistemet operative. Sistemi operativ Windows po përgjon përdoresit, ndërsa në platformën mobile po censuron aplikacionet. Gjithashtu përmban një “backdoor” universal duke lejuar Microsoft të bëjë ndryshime në softuer. Microsoft saboton përdoruesit duke ofruar informacion për vrimat e sigurisë tek NSA-ja përpara se ti arnojë ato.

Por edhe sistemet e Apple janë maluerë gjithashtu: MacOS përgjon përdoruesit, iOS gjithashtu përgjon por edhe censuron si dhe përmban një “backdoor”. Madje edhe Android përmban maluerë. Por aplikacionet me pagesë? Janë përplot me maluer madje edhe aplikacionet falas që aktivizojnë dritën LED të kamerës po transferojnë informacion dhe të dhëna tek kompani të ndryshme. Aplikacione e dizenjuar për transmetime shërbimesh kanë për tendencë të jenë më të këqinjtë.

Por si mund ti rezistojmë kësaj situate të krijuar?

Individualisht: duke refuzuar aplikacionet me pagesë dhe ueb shërbimet që na përgjojnë.

Bashkarisht: duke u organizuar në zhvillimin e sistemeve dhe shërbimeve falas që nuk përgjojnë përdoruesit.

Demokratikisht: duke ndërtuar një bazë ligjore e cila kriminalizon disa lloje praktikash të maluerëve. Demokracia duhet të luftojë traktatet e tilla si TPP dhe TTIP që u japin kompanive fuqinë për të “pushtuar” demokracinë në ueb. (PCWorld Albanian)

Themeluesi i Linux: Windows, Mac OS, Android dhe iOS janë maluer
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)