Themeluesi i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, besohet të jetë një pastor 44 vjeçar nga Australia

Publikuar më: 09-12-2015

bitcoin-face-black-SNjë nga misteret më të mëdha të internetit, konceptuesi i monedhës dixhitale Bitcoin, besohet të jetë një australian 44 vjeçar i cili bart 2 doktoratura dhe 8 diploma masteri në informatikë, statistikë, financë dhe drejtësi.

Ky pretendim i Wired i cili ka ngelur për tu konfirmuar, thotë se themeluesi i Bitcoin është Craig Steven Wright, një ish akademik dhe hulumtues i cili shërben edhe si Pastor në një kishë australiane.

44 vjeçari është i martuar, ka dy fëmijë, zotëron makina të kushtueshme dhe mban kafshë shtëpiake. Sipas disa raportuesve lokal, z. Wright po planifikon të zhvendoset në Londër së shpejti ku synon të studiojë në masterin e nëntë në ekonomi.

Craig Steven Wright është një ekspert i Bitcoin dhe zotëron një sasi të madhe të monedhës virtuale. Madje një vit më parë ai tha se planifikonte të hapte bankën e parë të Bitcoin përmes kompanisë së tij Hotwire e cila tani ka kaluar nën administrim për shkak të evazionit fiskal.

Besohet se në 2009 ai kishte bërë deklarata publike se ishte themeluesi i Bitcoin. Kjo do të thotë se kur u publikua kodi i BitCoin në 2009, Satoshi Nakamoto – themeluesi i supozuar i Bitcoin – ka qenë thjesht një pseudonim.

Problemet e mundshme ligjore mendohet të jenë arsyeja pse themeluesi ka ngelur mister edhe sot e kësaj dite. Monedha virtuale Bitcoin përdoret gjerësisht nga bandat kriminale dhe trafikantët e drogës dhe ndryshe nga monedhat tradicionale nuk kontrollohet nga një shtet apo autoritet qëndror.

Sipas publikimit të Wired, z. Wright ka zhvilluar monedhën në bashkëpunim me David Kleiman, një ekspert kompjuterik me shtetësi amerikane i ndarë nga jeta në 2013-tën.

Aktualisht monedha vlerësohet në 5 miliard dollar. Megjithatë Wired pranoi se këto pretendime nuk ishte të bazuara në dokumente të verifikuara. (PCWorld Albanian)

Themeluesi i Bitcoin, Satoshi Nakamoto, besohet të jetë një pastor 44 vjeçar nga Australia
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)