Testohet droni i parë i dërgesave në SHBA. Trasportohen barna mjekësorë

Publikuar më: 21-07-2015

f932c88d-41d6-4659-b5ad-9abe24b5a46f-2060x1236Dërgesat përmes dronëve tashmë janë një realitet. Prototipi i parë u testua ditën e djeshme në SHBA, dron i cili ishte në gjëndje të transportonte 4.5 kg barna mjekësore për në një klinikë rurale.

Ky dron ishte ndërtuar nga një kompani Australiane, Flirtey. Fluturimi zgjati vetëm 3 minuta dhe transportoi 24 pako ilacesh. Ky testim do të shërbejë si provë se dronët në një të ardhme jo të largët do të jenë të shumë të dobishëm në sektorin shëndetësor sidomos në zonat ruale.

CKIJjL_WcAEgq72

Por një ngërç mendohet të jetë distanca që një dron mund të udhëtojë. Amazon dhe distributor të tjerë të ngjashëm po punojnë në teknologji për të bërë të mundur transportin e produkteve drejtë blerësve potencialë.

Tjetër pengesë është edhe baza ligjore e nevojshme. Për shembull, në Britani një dron nuk mund të fluturojë më larg se 50 m e as më lart se 150 m përndryshe do të ishte shkelje e ligjit. (PCWorld Albanian)

Testohet droni i parë i dërgesave në SHBA. Trasportohen barna mjekësorë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)