Testimet e para të performancës së Samsung Galaxy Note 7

Publikuar më: 05-08-2016

general-atmosphere-of-samsung-unpacked-2015-featuring-the-galaxy-note-5-not-the-galaxy-note-7Samsung Galaxy Note 7 është ndërtuar mbi platformën e Galaxy S7-tës. E thënë ndryshe telefoni fuqizohet nga një proçesor Snapdragon 820 ose Exynos 8890 shoqëruar nga 4GB RAM.

Nuk do të ketë RAM të shtuar krahasuar me S7-tën pavarësisht spekulimet për 6GB RAM në Note 7. GSMArena testoi një model të Note 7-tës i cili do të shitet në Europë me proçesorin Exynos ndërsa modeli Snapdragon do të shitet vetëm në SHBA.

Gjatë testimeve në AnTuTu u vu re një performancë pak më e lartë sesa S7 Edge dhe kjo si rezultat i ndërhyrjes së Samsung në ndërfaqen vizuale.antutu

Basemark OS 2.0 regjistroi një rritje të dukshme të performancës fakt ky i cili rrit gjasat për më shumë fuqi proçesorike pavarësisht se specifikat e harduerit ngelen të njëjta.

basemark

Proçesori Exynos 8890 i cili do të fuqizojë modelet Europiane karakterizohet nga tetë bërthama: 4 Cortex A72 dhe katër Cortex A53. Nga ana tjetër Snapdragon 820 ka katër bërthama të përshtatura nga Qualcoom me emrin e koduar Kryo dhe frekuencë 2,15 Ghz.

geekbench multigeekbench single

Kjo i jep modelit me proçesorin Exynos më shumë performancë në terësi por më pak në bërthama individuale. Megjithatë diferencat janë shumë të vogla.

Gjatë testimi grafik, Snapdragon Adreno 530 ka një avantazh të qarë nga grafikës Mali-T880 MP12 fshehur në brendësi të Exynos. (PCWorld Albanian)

gfx 1080p

 

Testimet e para të performancës së Samsung Galaxy Note 7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)