Tesla publikon një tjetër video demostruese të sistemit të vetëdrejtimit

Publikuar më: 21-11-2016

tesla-vision-self-driving-videoTë premten, Tesla liroi një video të dytë demonstrimi të platformës së tyre të re të vetë drejtimit dhe këtë herë përfshinte furnizimin në kohë reale të çfarë “Tesla Vision”, sistemi i kompanisë i procesimit të imazhe, mund të shikojë nga kamerat.

Kur konsideroni që është i fuqizuar nga harduer që është prezent në të gjitha makinat e Tesla, është për tu mahnitur.

Sigurisht, funksionaliteti i vetë-drejtimit është i mundur me anë të softuerit që nuk është, për momentin, i disponueshëm në makinat e reja që po shiten sot edhe pse janë të pajisura me harduer.

Megjithatë, është ende për tu mahnitur kur mendon se çfarë do të jenë në gjendje të dërgojnë ato me një përditësim të thjeshtë, sapo testimi dhe aprovimet e rregulloreve të jenë përfunduar.

Si videoja e parë, videoja e dytë u filmua në Palo Alto rreth zyrave qendrore të Tesla. Gjithashtu është filmuar duke përdorur një Model X. Është e rëndësishme të përmendet se Tesla po tregon furnizimin për vetëm 3 nga 8 kamerat.

Vetëm para, hardueri përfshin një kamerë me rreze të gjatë dhe një kamerë me kënd të gjerë. Furnizimet nga këto kamera do të ishin bukur të shikoheshin, gjithashtu. (PCWorld Albanian)

Tesla publikon një tjetër video demostruese të sistemit të vetëdrejtimit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)