Tesla prezantoi tjegullën solare

Publikuar më: 31-10-2016

_92143622_mediaitem92143621Të Shtunën manjati Amerikan i makinave elektrike, Elon Musk, prezantoi të ashtuquajturën “tjegulla solare” e cila përfaqëson një mënyrë më estetike të shfrytëzimit të paneleve diellore për shtëpiat.

Prezantimi i kësaj teknologjie u bë në Los Angeles dhe vjen në një moment kur kompania “rivale” e cila drejtohet nga një kushëri i Elon Musk, por vuan në këtë sektor.

Elon Musk dhe kompania e tij Tesla kohët e fundit kanë bërë përpjekje intensive për blerjen e kësaj kompanie.

Tesla do të ofrojë së bashku me tjegullën solare një bateri të modelit Powerwall 2 e cila kushton 5,500 dollar.

Ndërkaq marrëveshja e tentuar prej kohësh me Solar City pritet ti ksuhtojë kompanisë 2.6 miliard dollar dhe do të jetë data 17 Nëntor ku aksionet do të votojnë blerjen ose jo të kompanisë. (PCWorld Albanian)

Tesla prezantoi tjegullën solare
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)