Tesla prezantoi modelet e reja të makinave elektrike S dhe X

Publikuar më: 24-08-2016

5184Ditën e sotme Tesla prezantoi versionet e reja të makinave elektrike të modelit S dhe X me përshpejtim dhe jetëgjatësi baterie më të lartë.

Kompania pretendon se Modeli S P100D është makina e tretë më e shpejtë në botë pas LaFerrari dhe Porsche 918 Spyder duke arritur nga 0-100 Km/h në 2.5 sekonda.

Në postimin në blog Tesla shkruante se dy modelet e mësipërme, LaFerrari dhe Porsche 918 Spyder, janë në prodhim të limituar dhe kushtojnë miliona dollar ndërsa Modeli S ka katër dyer ku mund që qëndrojnë rehat 5 veta.

Modeli S P100D vjen me një bateri 100 kilovat, kapaciteti më i lartë i ofruar gjer më sot nga kompania e cila e lejon të udhëtojë plot 506 kilometra me një karikim të vetëm.

Ndërsa Modeli X P100D arrin 100 Km/h në 2.9 sekonda dhe ka një jetëgjatësi baterie prej 465 kilometra. Rritja e kapacitetit të baterisë ka qenë sfida e vërtetë e Tesla. Modeli S do të kushtojë nga 135,500 dollar ndërsa Modeli X nga 135,500 dollar.

“Është një makinë e shtrenjtë,” u shpreh Musk. Megjithatë Tesla po përgatitet të sjellë Modelin 3 në 2017-tën çka do të bëjë realitet makinën e parë elektrike për masat me kosto 35,000 dollar. (PCWorld Albanian)

Tesla prezantoi modelet e reja të makinave elektrike S dhe X
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)